Sport

Pep Guardiola, makthi i Real Madridit në “Santiago Bernabeu”…

3 Maj 2022, 09:59 Nga DOSJA
Pep Guardiola, makthi i Real Madridit në “Santiago

SPANJE – Pep Guardiola do të rikthehet në “Santiago Bernabeu” pak më shumë se dy vjet pas vizitës së tij të fundit, gjithashtu me Manchester Cityn, me synimin për t’u kualifikuar në finalen e Champions League, në Paris më 28 maj.

Pak rivalë e dinë më mirë atë skenar dhe veçoritë e Real Madridit, sesa trajneri katalan nga Sant Pedor, një bishë e vërtetë për tifozët “los blancos”, që nga koha e tij si trajner i Barcelonës.

Në 9 vizitat e tij, me tre skuadrat që ka drejtuar, Pep Guardiola ka arritur të fitojë gjashtë herë, ka pranuar vetëm dy barazime dhe ka humbur vetëm një herë 1-0 me golin e Karim Benzema, me skuadrën e Bayern Munich në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League 2013/2014.

Vetëm ai rezultat i 9 sfidave që ka mbledhur katalanasi, do t’i shërbente ndaj Madridit për të mërkurën. Nga pesë fitoret me Barcelonën, dy janë veçanërisht të dhimbshme për “los blancos”: 2-6 në vizitën e tij të parë si trajner në 2009 dhe, vitin e ardhshëm, kur ai arriti një 0-2 në ndeshjen e parë të gjysmëfinalet e Champions League.

Vizita e fundit e katalanasit ishte gjithashtu e hidhur për Madridin, pasi ata humbën 1-2 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League. Në ndeshjen e dytë, pas mbylljes për shkak të pandemisë, dy gabime të Rapahel Varane e dënuan Madridin  me eliminim të parakohshëm. Të mërkurën, “bisha” e zezë Pep Guardiola për Real Madridin, rikthehet në “Bernabeu”.

B.T (Dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport futbollisti i manchester cityt për trajnerin pep guardiola skuadra e pep guardiolas futbollisti i manchester cityt për trajnerin pep guardiola skuadra e pep guardiolas

Sondazh

Poll