Sport

Villarreal-Liverpool: Kush tha se është ‘e pamundur’?…

3 Maj 2022, 05:52 Nga DOSJA

SPANJE – Do të jetë historike të dëgjosh himnin e Champions League këtë të martë në “La Cerámica”, për herë të dytë përpara një gjysmëfinaleje të Kupës Europiane.  Ashtu siç ishte në vitin 2006 në atë ndeshje kundër Arsenalit, që u përcaktua nga penalltia e humbur nga Riquelme, për të shkuar në kohën shtesë.

Villarreali, sonte, në orën 21:00, do të luftojë për të kaluar në finalen e Champions League kundër një skuadre të vështirë si Liverpooli, që tregoi epërsi në ndeshjen e parë të luajtur gjashtë ditë më parë në “Anfield”.

Rezultati 2-0 është i pastër, por jo përfundimtar. Klopp e paralajmëroi atë, me një ton sarkastik, në konferencën e mëparshme për shtyp, kur e pyetën nëse barazimi ishte i pamundur. “Kur isha më i ri zemërohesha për pyetje të tilla. Sigurisht që jo. Është gjysma e bërë”. 

Humori i Villarrealit nuk ka ndryshuar për shkak të humbjes në ndeshjen e pare 0-2, një klub që udhëhiqet nga motoja ‘jeto për momentin’. “Nëndetësja” do të luajë radhazi ndeshjen e saj numër 27 në Europë. 15 në sezonin e kaluar deri në fitoren e Europa League në finalen e Gdansk dhe të 12 të këtij edicioni të Champions League.

Villarreal gjithashtu ka argumente për të besuar se është e mundur. Është e vërtetë, që fillimi i ndeshjes ndryshon, sepse duhet të shënosh dy gola për të arritur barazimin. Por edhe skena ndryshon. Dhe nëse “La Cerámica” mund të mos shënojë golin e parë, do ta ndihmojë skuadrën e tij të mos dominohet siç ndodhi në “Anfield”.

Liverpool, i cili mundi Newcastle në ndeshjen e fundit në Premier, mund të përsërisë të njëjtën skuadrës që i dha Klopp një rezultat kaq të mirë për të fituar ndeshjen e parë. Megjithatë, Emery konfirmoi humbjen e Yeremy Pinos dhe ka dyshime për Arnaut Danjuma, i cili dje nuk u stërvit me grupin për shkak të disa shqetësimeve në këmbën e djathtë. Lajmi i madh për Villarealin do të jetë rikthimi i Gerard Morenos, i cili nuk ka luajtur që kur u dëmtua në ndeshjen kundër Getafes.

Ja dhe formacionet e mundshme për ndeshjen e mbrëmjes…

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp champions league deri tani deshtimi ne champions league villarreali i unai emery “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp champions league deri tani deshtimi ne champions league villarreali i unai emery

Sondazh

Poll