Sport

De Zerbi jep lamtumirën: “Ishte dita ime e fundit, si trajner i Shakhtarit”

3 Maj 2022, 04:56 Nga DOSJA
De Zerbi jep lamtumirën: “Ishte dita ime e fundit, si trajner i

UKRAINE – Lideri i kampionatit të Ukrainës, deri në ndalesën përfundimtare të Premier Lihas për shkak të pushtimit të vendit nga Rusia, përfundoi “Shakhtar Global Tour For Peace”, të dielën pasdite në Kroaci, vendi i Darijo Srnas, drejtorit të saj sportiv.

Përveç mbledhjes së fondeve për të ndihmuar refugjatët ukrainas, që ishte qëllimi kryesor i këtij turneu europian, në ndeshjen e fundit Shakhtar Donetsk mbajti nën kontroll Hajdukun në fushën e Splitit, duke barazuar 3-3.

Por ky rezultat duket ka qenë e fundit për trajnerin italian Roberto De Zerbi, pasi ai i ka dhënë lamtumirën skuadrës ukrainase, çka e ka deklaruar në përfundim të ndeshjes.

“Ka qenë ndoshta dita ime e fundit si trajner i Shakhtiorit,- konfirmoi italiani në faqen zyrtare të klubit ukrainas. – Kam komunikuar me të gjithë: me lojtarët, me drejtuesit e klubit. Nëse ka një kampionat, atëherë do të doja të qëndroja këtu.

Por nëse ndodh e kundërta dhe nuk ka kampionat, atëherë do të doja të filloja një jetë normale dhe të vazhdoj të punoj. Dhe për momentin, ka një problem të madh: është koha. Sepse kampionati ka përfunduar tani dhe sezoni i ri është gati të fillojë. Koha është ajo që më frikëson më shumë për të qëndruar”. 

Gjatë këtij turneu skuadra e Shakhtiorit luajti në Athinë (0-1, kundër Olympiakos, 9 prill), Gdansk, Poloni (3-2 kundër Lechia Gdansk, 14 prill), Stamboll, në Turqi (0-1 kundër Fenerbahçes, prill 19) dhe e fundit në Split, më 1 maj.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport federata e futbollit të ukrainës konflikti mes rusisë dhe ukrainës roberto de zerbi shakhtar donetsk federata e futbollit të ukrainës konflikti mes rusisë dhe ukrainës roberto de zerbi shakhtar donetsk

Sondazh

Poll