Sport

Real Madrid, Casemiro nuk është më i pashitshëm; PSG dhe Juve interesohen për lojtarin

2 Maj 2022, 21:15 Nga DOSJA
Real Madrid, Casemiro nuk është më i pashitshëm; PSG dhe

SPANJË– I pazëvendësueshëm në fushë për të siguruar ekulibrat në mesfushë, por papritur jo i paprekshëm sa i përket merkatos. Ky është paradoksi i çuditshëm i Carlos Henrique Casemiro, për të gjithë Casemiro, një nga lojtarët më të mirë të Real Madrid në shtatë vitet e fundit.

Sipas asaj që raportohet nga shtypi brazilian dhe në veçanti nga ‘Uol’, mesfushori mund të sakrifikohet nga drejtuesit e Real madrid në merkaton e verës për të rinovuar mesfushën. PSG është klubi që është interesuar për Casemiron së bashku me Juventusin.

Në fund të fundit, bardhezinjve u mungon vërtet një lojtar me karakteristikat e brazilianit për t’u vendosur përballë mbrojtjes, i cili di të shkëlqejë si në vendosje, por edhe në shkatërrimin e aksioneve. Lojtarit i skadon kontrata në vitin 2025, por klubi madrilen ka fiksuar çmimin e kartonit. 50 milionë euro.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport casemiro psg real madrid casemiro psg real madrid

Sondazh

Poll