Sport

Futbolli merr fund për faj të Putin!UEFA përjashton Rusinë nga të gjitha garat (Sanksionet)

2 Maj 2022, 17:15 Nga DOSJA
Futbolli merr fund për faj të Putin!UEFA përjashton Rusinë

RUSI– UEFA ka marrë një vendim përfundimtar pas pezullimit të të gjitha skuadrave ruse të futbollit dhe kombëtares. Federata Europiane e Futbollit ka konfirmuar përjashtimin e të gjithë klubeve ruse për gjithë sezonin e ardhshëm. Jo vetëm kaq, ofertat nga federata ruse për të pritur një edicion të Kampionatit Europian midis 2028 dhe 2032 janë shpallur të papërshtatshme.

Këto janë vendimet e UEFA-s në lidhje me ekipet dhe Kombëtaren:

– Rusia nuk do të marrë pjesë në Grupin 2 të Ligës së Kombeve 2022/23 dhe si rezultat do të klasifikohet automatikisht në vendin e katërt, me rënien në Ligën C me vendin e 16-të dhe të fundit.

– Kombëtarja e Rusisë për femra është përjashtuar nga raundi final i Euro 2022 që do të zhvillohet në Angli nga data 6 deri më 31 korrik.

– Për sa i përket kualifikimit për Botërorin e Femrave 2023, të gjitha ndeshjet në Rusi do të konsiderohen të pavlefshme. Grupi E do të vazhdojë me pesë skuadra.

– Rusia U-21 nuk do të marrë pjesë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian dhe të gjitha ndeshjet e luajtura deri më tani do të konsiderohen të pavlefshme.

Klubet ruse gjithashtu do t’i nënshtrohen vendimeve të marra nga UEFA:

– Rusia nuk do të ketë asnjë skuadër përfaqësuese në edicionin 2022/23 të Champions League, Europa League, Conference League

Asnjë kampionat Europian në Rusi – Vendimi i fundit lidhet me propozimet për të pritur Euro 2028 ose Euro 2032. Të dyja janë shpallur të papërshtatshme nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s për shkelje të nenit 16.02.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport rusia uefa rusia uefa

Sondazh

Poll