Sport

Bologna jep lajmin e madh, Mihajlovic largohet nga spitali; tekniku drejt riaftësimit

2 Maj 2022, 16:38 Nga DOSJA
Bologna jep lajmin e madh, Mihajlovic largohet nga spitali; tekniku drejt

ITALI-Pas 34 ditësh, Sinisa Mihajlovic u largua nga spitali Sant’Orsola ku ishte shtruar që nga 29 marsi për të luftuar me leuçeminë. Analizat dhanë sinjale të mira, aq sa ai mund të kthehej në shtëpi në Romë. Pas pak ditësh Miha do të rikthehet në skuadrën e Bologna-s , për të udhëhequr skuadrën deri në përfundim të sezonit.

Ishte data 26 mars kur trajneri i Bologna-s thirri një konferencë të papritur për shtyp që ishte një goditje në zemër për të gjithë tifozët e futbollit dhe jo vetëm.Që nga ajo ditë, Bologna është drejtuar në pankinë nga besnikët Miroslav Tanjga dhe Emilio De Leo.

NJOFTIM PËR SHTYP
“Sot Sinisa Mihajlovic ka dalë nga spitali Sant’Orsola, në gjendje të mirë të përgjithshme. Forca Sinisa, ne jemi me ju!”.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport bologna mihajlovic bologna mihajlovic

Sondazh

Poll