Sport

Ndarja nga jeta e Mino Raiolës, çfarë do të ndodhë me perandorinë e tij tani?

2 Maj 2022, 09:03 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Mino Raiolës, çfarë do të ndodhë me

ITALI-Nga Ibrahimovic duke përfunduar te Haaland, Pogba e Donnarumma. Këta janë vetëm disa nga emrat e shumtë nën menaxhimin e Mino Raiolës, i cili u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare. Një perandori e ndërtuar gjatë një jete të kaluar brenda botës së futbollit dhe që, sipas të dhënave të Forbes, kishte bërë që prokurori të arrinte një vlerë neto prej 84.7 milionë dollarësh, duke negociuar kontrata mbi 847.7 milionë dollarë.

Agjencia Raiola

Pavarësisht shifrave, agjencia e tij – siç raporton Marca – është e thjeshtë dhe e bazuar në pak njerëz: mbi të gjitha avokatja dhe partnerja e Minos prej njëzet vitesh, Rafaela Pimienta, më pas vjen kushëriri i tij Vincenzo Raiola dhe José Fortes.

Një grup që do të vazhdojë të punojë edhe pa Minon, duke llogaritur besimin dhe konfirmimin e disa lojtarëve që nuk do ta braktisin agjensinë, falë marrëdhënies së shkëlqyer që kishin krijuar ndër vite me Raiolën. Mes tyre sigurisht që janë Zlatan Ibrahimovic dhe Paul Pogba, ndërsa për të tjerët, siç është Haaland e ardhmja si agjenti i Raiolës nuk është ende e sigurt.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport raiola raiola

Sondazh

Poll