Sport

‘Super League nuk ekziston më’/ Ceferin gjen fajtorin në Itali: Nuk na ndihmuan!

2 Maj 2022, 16:48 Nga DOSJA
‘Super League nuk ekziston më’/ Ceferin gjen fajtorin në

EUROPË-Aleksander Ceferin rikthehet të flasë për Super League-n dhe konfirmon se ky projekt ka mbaruar. “Ka nga ata që po përpiqen të kënaqin egon e tyre pak më shumë, por gjithsesi nuk mund të funksionojë”, tha slloveni duke ndjekur ndeshjen humanitare midis Hajduk Splitit dhe Shakhtar Donetsk.

Presidenti i UEFA-s i rikthehet orëve në të cilat u shpall projekti i një kampionati europian paralel: “Kur luftuan kundër nesh tifozët anglezë na ndihmuan ndërsa italianët dhe spanjollët nuk bënë asgjë”.

Në Champions League, Ceferin parashikon një “finale angleze’. “Premier League është ndryshe, ka një traditë të madhe. Bayern dhe PSG dominojnë në Gjermani dhe Francë? Vërtetë, ata dominojnë në kampionatet respektive. Në Itali ka më shumë konkurrencë, por klubet nuk janë të forta financiarisht”.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport ceferin uefa ceferin uefa

Sondazh

Poll