Hajet Abidal tregon skandalin: “Kisha bashkëshortin në krah kur shpërtheu bomba”
2 Maj 2022, 10:15Nga DOSJA
FRANCE – Qetësia e Paris Saint-Germainit për femra u hodh në erë pas sulmit të çuditshëm që pësoi një prej lojtareve të tij, Kheira Hamraoui. Dhe bashkë me të, edhe ajo e familjes Abidal.
Pak kohë më parë, ndërsa lojtarja e PSG-së po kthehej në shtëpi pas një darke me ekipin, makina e saj u kap dhe ajo u sulmua nga disa persona me kapuç me shkopinj hekuri. Menjëherë nisi një hetim, në të cilin zbulohet se Kheira kishte një lidhje romantike me ish-lojtarin e Barcelona, Eric Abidal.
Më pas këtij episodi, fillimisht të gjithë sytë u drejtuan nga gruan e tij, Hajet, si organizatore e supozuar të këtij sulmi. Tani, ajo ka sqaruar gjerësisht publikun, pas një interviste për kanalin e “Magali Berdatit” në YouTube.
“E mora vesh si gjithë të tjerët, kjo është gjëja e trishtueshme. Unë kisha burrin tim në krah, kur shpërtheu kjo bombë mediatike që pushtoi botën. Ajo që më trishton më shumë në këtë histori është se më morën për budallaqe. Unë isha kudo, e mashtruar, e diskredituar, e poshtëruar dhe çdo gjë e kam marrë vesh nga shtypi. Më kanë thënë të mos shikoj media”,- nisi të rrëfejë Hajet.
“Derisa erdhi historia e kartës SIM. Unë u akuzova, dyshohej se unë e kisha organizuar sulmin ndaj asaj vajze. Nuk kisha zgjidhje tjetër, veçse të pranoja se ai po më tradhtonte ,”- vazhdon Hajet.
Aq sa pranon, se edhe gati u çmend duke u përpjekur të gjente fajtorët e vërtetë: “Në fillim isha e fiksuar, ndihmova hetuesit të kuptonin se çfarë kishte ndodhur, doja që ata të gjenin përgjegjësit, për të më përjashtuar mua nga roli i fajtorit. Por në atë kartë ka shumë të dhëna”,- përfundon ajo.
B.T (Dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË-Redon Xhixha mund të transferoht në Arabi ose Katar. Sulmuesi i Tiranës është në qendër të vemendjes së menaxherëve dhe nje nga ata që kërkohet nga ...
ITALI-Inter falënderon Perisic, i cili dje në Udine luajti ndeshjen e 250-të me fanellën e zikaltërve. Një përvjetor i festuar në mënyrën më të mirë të mundshme...
ITALI-Nga Ibrahimovic duke përfunduar te Haaland, Pogba e Donnarumma. Këta janë vetëm disa nga emrat e shumtë nën menaxhimin e Mino Raiolës, i cili u nda nga je...
ANGLI – Tenisti dhe trajneri legjendar gjerman Boris Becker do të jetë banor i burgut famëkeq Wandsworth në Angli për vitin dhe tre muajt e ardhshëm.Burgu...
SPANJE – Në ndeshjes e javës së 34-t kundër Mallorcas, trajneri Xavi Hernández kishte premtuar se Ansu Fati do të ishte pjesë e skuadrës së Barcelonës, ma...