Sport

Inter, Perisic lojtari i momentit; kalon një tjetër legjendë sa i përket paraqitjeve

2 Maj 2022, 09:19 Nga DOSJA
Inter, Perisic lojtari i momentit; kalon një tjetër legjendë sa i

ITALI-Inter falënderon Perisic, i cili dje në Udine luajti ndeshjen e 250-të me fanellën e zikaltërve. Një përvjetor i festuar në mënyrën më të mirë të mundshme, me një gol 1-0 me kokë, një nga specialitetet e kroatit. Lojtari është bërë pjesë e Interit në vitin 2015.

Kroati prej vitesh luajti si sulmues anësor, por Antonio Conte e shndërroi atë në një anësor të mesfushës. Si anësor sulmues, Perisic ka shënuar 11 gola për dy vite radhazi. Por pavarësisht ndryshimit të rolit, ai nuk ka reshtur së shënuari dhe mbi të gjitha asistimet.

Këtë vit ai në fakt ka 7 gola të shënuar dhe 8 asistime. Ai është lojtari i Interit me numrin më të madh të asistimeve të kryera që nga viti 2007-2008, më mirë se Maicon, i cili u ndal në 35. Në 250 paraqitjet e tij për Interin, Perisic shënoi 52 gola.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport inter perisic inter perisic

Sondazh

Poll