Sport

“Kërkojmë ndjesë”, zëvendësimi Chiellini-Vlahovic, komentatorët shpërthejnë në të qeshura

2 Maj 2022, 17:01 Nga DOSJA
“Kërkojmë ndjesë”, zëvendësimi

ITALI– Juventus është zyrtarisht në Champions League pas fitores ndaj Venezias në ndeshjen e javës së 35-të të Serie A. Një ndeshje që nisi lehtë për bardhezinjtë duke çuar rezultatin në 1-0, megjithatë torinezët u befasuan me një gol të Aramu, por pas pesë minutash erdhi goli i dytë i Bonuccit dhe Allegri tentoi të administronte rezultatin.

Pothuajse dhjetë minuta nga përfundimi i takimit, trajneri zëvendësoi Vlahovic me Chiellinin për të forcuar mbrojtjen dhe për ta mbyllur ndeshjen me rezultatin 2-1. Zëvendësimi ka krijuar ilaritet te dy komentatorët polakë të Eleven Sports, të cilët nuk mundën të mbanin të qeshurën.

Pasi kuptuan se reagimi ishte ekzagjeruar, komentuesit vendosën të kërkonin falje: “I kërkojmë falje teleshikuesve por bëmë shaka, ishim ironik zoti Maximilian”.

 

Telecronisti polacchi scoppiano a ridere per la sostituzione Vlahovic- Chiellini ??? pic.twitter.com/SdfHT92mEJ

— P€P (@Pep204) May 1, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport juventus vlahovic juventus vlahovic

Sondazh

Poll