Bota

FT- 20 metra i lartë, kushton 210 mijë euro!Monument gjigand për nder të luftëtarëve të UÇK

2 Maj 2022, 12:33 Nga DOSJA
FT- 20 metra i lartë, kushton 210 mijë euro!Monument gjigand për

MAQEDONI E VERIUT- Një monument 20 metra i lartë për nder të Ushtrisë Nacionale Çlirimtare (UÇK) është ngritur në fshatin Likovë të Shkupit. Inaugurimi do të bëhet të martën, më 2 maj, në 21-vjetorin e fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, pikërisht në këtë komunë.

Sipas kryetarit të Komunës së Likovës, Erkan Arifi, monumenti i kushtohet luftëtarëve të UÇK-së.

“Atë që dëshmorët dhanë për lirinë tonë, sot ngrisim Kullë përkujtimore për t’i përkujtuar gjithë jetë veprën e tyre heroike. Kulla përkujtimore për 2 Maj do të jetë gati për përurim. LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT,”- ka shkruar kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi në rrjetet e tij sociale.

Deri më tani bëhet me dije se monumenti në formë obelisku, në krye të të cilit është shqiponja dykrenore shqiptare ka kushtuar gjithsej 210 mijë euro.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

diaspora diaspora lufta e uck lufta e uck

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2022, 11:38

Rusia ka rrëzuar një avion luftarak ukrainas

RUSI- Një zëdhënës ushtarak rus Igor Konashenkov, ka njoftuar në një konferencë për shtyp se forcat ruse të armatosura kanë rrëzuar një avion luftarak ukrainas ...