Sport

‘Fitore e merituar’, Inzaghi nuk dorëzohet për titullin, tregon gjendjen e Barella-s

1 Maj 2022, 18:58 Nga DOSJA
‘Fitore e merituar’, Inzaghi nuk dorëzohet për titullin,

ITALI- Simone Inzaghi, trajneri i Interit shijon fitoren në ‘Dacia Arena’ ndaj Udineses e cila mban gjallë ëndrrën për titullin kampion. “Treguam karakter dhe personalitet kundër një skuadre që në prill ishte më e mira në rezultate. Ne e merituam fitoren në një fushë shumë të vështirë, djemtë dhanë gjithçka.

Dua të falënderoj tifozët që ishin në stadium. Tani do të duhet të jemi mirë, kanë mbetur edhe tre ndeshje dhe finalja e Kupës së Italisë, besoj deri në fund.”

Për kushtet e Barellës i cili u largua nga fusha për një problem fizik, Inzaghi do të shprehej. ” Ka vetëm një lodhje, mjekët më kanë qetësuar. Le të kryqëzojmë gishtat. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport inter inzaghi inter inzaghi

Sondazh

Poll