Sport

Festa e sulmuesit të Everton shkakton kaos në Angli; “Ai duhej të përjashtohej”

1 Maj 2022, 18:28 Nga DOSJA

ANGLI– Polemika për Richarlison gjatë ndeshjes Everton-Chelsea. Në Goodison Park, vendasit fituan 1-0 falë golit të brazilianit në minutën e 46-të. Megjithatë, festa e tij shkaktoi jo pak polemika. 24-vjeçari ka marrë një mjet piroteknik të hedhur nga një tifoz, e kapi dhe më pas e hodhi teksa festonte me shokët e skuadrës. Megjithatë, tifozët u çuditën kur panë se lojtari nuk u ndëshkua. Në fakt, sulmuesi nuk mori as karton të verdhë dhe as të kuq.

Tifozët në Goodison Park e pëlqyen këtë veprim të sulmuesit, pasi ai shënoi një gol vendimtar në luftën për shpëtim. Por shumë tifozë pyesin veten pse ai nuk u ndëshkua. Nuk dihet saktësisht se ku ka rënë mjeti piroteknik, fakt është se këto janë të ndaluara në të gjitha stadiumet e futbollit në Angli.

Disa kanë përmendur rastin Harvey Elliott. Futbollisti i Liverpool festoi fitoren në Carabao Cup ndaj Chelsea-t me një mjet piroteknik, por lojtari nuk u largua pa pasoja.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport everton richarlison everton richarlison

Sondazh

Poll