Sport

Fotoja e Ancelottit tani virale, italianit i ka shijuar shumë festa e titullit…

1 Maj 2022, 13:59 Nga DOSJA

SPANJE – Festa e Real Madridit në fitimin e titullit të 35-të të La Ligës, tani është larguar por ajo do të lërë pas shumë imazhe për t’u mbajtur mend. Carlo Ancelotti është protagonist i shumë prej tyre sepse trajneri i Real Madridit i ka shijuar në maksimum festimet.

Sulmuesi brazilian Vinicius ka postuar një fotografi të veçantë të festimeve në llogarinë e tij në Instagram. Të shoqëruar nga Rodrygo, Militao dhe Alaba, të gjithë lojtarët “los blancos” janë së bashku me trajnerin Italian Carlo Ancelotti, i cili ka pozuar me syze dielli dhe duke pirë një puro.

Një imazh që tregon sesi e ka shijuar festën italiani, i cili nuk ka ngurruar të kërcejë me Vinicius në autobusin e ekipit, që tani po bën xhiron e botës. Ishte pikërisht trajneri carlo Ancelotti që kërceu, këndoi dhe përfundoi duke pirë një puro në festime. Jo më pak, ai fitoi La Ligën e tij të parë dhe u bë trajneri i vetëm që ka pushtuar pesë ligat kryesore në Europë.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport i mbështetësit të zjarrtë të real madridit qendra stërvitore e real madridit trajneri i real madridit i mbështetësit të zjarrtë të real madridit qendra stërvitore e real madridit trajneri i real madridit

Sondazh

Poll

Sport 1 Maj 2022, 10:43

Ernest Muci drejt Napolit…një ëndërr apo!

TIRANE – Ndoshta në periudhën më të vështirë të karrierës, por Ernest Muçi është gati që të bëjë hapin më të madh, atë të jetës. Shumë vuajtje për ...