Sport

Mungoi në festën e titullit të Real Madrid, tifozët ‘kryqëzojnë’ gjestin e lojtarit

1 Maj 2022, 14:01 Nga DOSJA
Mungoi në festën e titullit të Real Madrid, tifozët

SPANJË– Real Madrid u kurorëzua kampion në Spanjë katër javë nga përfundimi i kampionatit. Një dygolësh i Rodrygo-s dhe golat e pjesës së dytë nga Marco Asensio dhe Karim Benzema nënshkruan pokerin ndaj Espanyol.

Skuadra e festoi fitoren me familjet e tyre në fushën në Santiago Bernabeu, përfshirë lojtarët e dëmtuar. Në festë mungoi Gareth Bale. Asnjë gjurmë i uellsianit, i cili nuk ishte grumbulluar përpara ndeshjes për një dhimbje në shpinë.

Gazetari spanjoll Lucas Navarette, në Tëitter, konfirmoi se Bale nuk ishte i pranishëm në festë: “Lojtarët e dëmtuar dhe të pezulluar iu bashkuan festimeve të skuadrës. Të gjithë. Por jo Gareth Bale”. Tifozët e Real Madrid nuk kanë reaguar mirë, megjithatë Ancelotti mësohet të ketë theksuar pas ndeshjes se sulmuesi nuk ka qenë pjesë e festës për shkak se nuk lëvizte prej dhimbjes së shpinës.

Uellsiani më pas me një postim në Tëitter theksoi se dhimbja e shpinës e pengoi të ishte në stadium. “Jam shumë i zhgënjyer sa nuk mund të marr pjesë në festimet sonte për shkak të një problemi në shpinë, jam krenar për skuadrën që fitoi titullin! Naten e mire djema! #HalaMadrid’.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport bale real madrid bale real madrid

Sondazh

Poll

Sport 1 Maj 2022, 10:43

Ernest Muci drejt Napolit…një ëndërr apo!

TIRANE – Ndoshta në periudhën më të vështirë të karrierës, por Ernest Muçi është gati që të bëjë hapin më të madh, atë të jetës. Shumë vuajtje për ...