Sport

MotoGP/ Bagnaia i jashtëzakonshëm, triumfon sërish ndaj Quartararos…

1 Maj 2022, 13:40 Nga DOSJA

SPANJE – Francesco Bagnaia fiton Grand Prix të Spanjës, gara e gjashtë e botërorit në MotoGP në pistën e Jerezit. Motoçiklisti italian, i cili pushton podiumin e parë të vitit 2022, e parapriu Yamahan e Fabio Quartararos dhe Aprilian e Aleix Espargarò në vijën e finishit .

I katërti e kaloi finishin Marc Marquez  i ndjekur nga Miller, ndërsa Bastianini u rikuperua dhe përfundoi i 8-ti, pas Mir dhe  Nakagamit. Ishte një e dielë tjetër për t’u harruar për Morbidelli (15) dhe Dovizioso (17).

Një kryevepër e vërtetë, nga xhiro e parë deri tek e fundit, siç ishin mësuar vitin e kaluar tifozët e Ducatit. “Pecco është kthyer”, këtë herë duket realisht, në fund të një fundjave në kreshendo dhe me një vend të parë më se të merituar për piemontezin, që nuk la vend dhe shpresë për ndjekësit e tij.

Pas një fillimi të komplikuar të sezonit, për shkak të mungesës së ndjenjës me motorin GP22 të ri, Bagnaia fluturon nëpër cepat e pistës “Angel Nieto” në Jerez, duke fituar podiumin e parë të vitit përballë një Fabio Quartararo, që nuk ka dështuar kurrë dhe është gjithmonë në kërkim të një rikthimi, të cilin megjithatë, duke u tejkaluar nga Ducati, nuk arriti ta përfundojë.

Në një të diel plot duartrokitje për Ducati, edhe pjesa tjetër italiane e MotoGP buzëqesh, me Aleix Espargarò, që e vendos Aprilian e tij në vendin e tretë. Për spanjolin shumë oportun dhe me përvojë, me RS GP22 të tij, Marc Marquez, për shumë arsye mbeti vendi i katërt përballë Millerit dhe Mirit . Në “top 10” erdhën edhe Nakagami, Bastianini, Bezzecchi dhe Brad Binder.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport fabio quartararo grand prix të spanjës motogp në valencia fabio quartararo grand prix të spanjës motogp në valencia

Sondazh

Poll

Sport 1 Maj 2022, 10:43

Ernest Muci drejt Napolit…një ëndërr apo!

TIRANE – Ndoshta në periudhën më të vështirë të karrierës, por Ernest Muçi është gati që të bëjë hapin më të madh, atë të jetës. Shumë vuajtje për ...