Sport

Perisic dhe Lautaro i përgjigjen Milanit, Inter fiton 2-1 ndaj Udineses; -2 pikë nga kreu

1 Maj 2022, 18:07 Nga DOSJA
Perisic dhe Lautaro i përgjigjen Milanit, Inter fiton 2-1 ndaj Udineses; -2

ITALI– Inter iu përgjigj menjëherë Milanit në ndeshjen e javës së 35-të të Serie A, duke fituar 2-1 ndaj Udinese-s dhe duke mbetur -2 në renditje nga kuqezinjtë. Sfida zhvilluar në ‘Dacia Arena’ u zhbllokua në minutën e 12′ nga një goditje me kokë e Perisic në zhvillimin e një goditje nga këndi.

Dyfishimi erdhi nga Lautaro Martinez, i cili në minutën e 39-të pas goditjes së penalltisë në shtyllë dhe kthimit me kokë nga vetë argjentinasi do ta çonte rezultatin në 0-2. Në minutën e 72′ goli i Pusetto-s rihapi ndeshjen por nuk mjaftoi që skuadra nga Friuli t’i bënte dëm zikaltërve.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport inter inter

Sondazh

Poll