Sport

Humbën ndaj Mainz… por yjet e Bayernit nisen me pushime në Ibiza

1 Maj 2022, 15:23 Nga DOSJA
Humbën ndaj Mainz… por yjet e Bayernit nisen me pushime në

GJERMANI – Lojtarët e Bayern Munichut nuk humbën kohë, pasi u mundën nga Mainz (3-1) këtë të shtunë, në javën e 32-të të Bundesligës.

Sipas gazetës ‘Bild’, shumë prej futbollistëve të skuadrës u nisën drejt Ibizas me një avion privat, për të shijuar ditët e pushimit të ofruara nga trajneri dhe për të festuar titullin e kampionëve të Bundesligës. Skuadra nuk do të stërvitet përsëri deri të martën në mëngjes.

Por, ky udhëtim nuk është pritur mirë nga bavarezët. Sezoni, përtej fitores së Bundesligës, nuk i ka përmbushur pritshmëritë e fansave. Bayern u eliminua nga Kupa e Gjermanisë kundër Borussia Mönchengladbach dhe gjithashtu u la jashtë Champions League në çerekfinale nga Villarreal.

“Ne u bëmë kampionë të Gjermanisë javën e kaluar. Megjithatë, kjo ka ndodhur edhe më parë. Ne duhet ta analizojmë këtë humbje shumë qartë, në mënyrë që të mos përsëritet në dy ndeshjet e ardhshme dhe veçanërisht në sezonin e ardhshëm,”- është shprehur Joshua Kimmich pas ndeshjes kundër Mainz.

Prandaj udhëtimi drejt Ibizës ka shkaktuar përçarje. Lothar Matthäus, një ish-emblemë e klubit, nuk e kupton që pas humbjes lojtarët kanë shkuar me pushime. “Është e papranueshme pas një ndeshje si kjo”,– tha ai në Sky.

Disa media në Gjermani sigurojnë, se drejtori Hasan Salihamidzic dhe administratori Oliver Kahn, të dy anëtarë të stafit drejtues të Bayernit, ishin në dijeni të këtij udhëtimi.

B.T (Dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport administratorin e bayern munichut trajneri i bayern munich administratorin e bayern munichut trajneri i bayern munich

Sondazh

Poll

Sport 1 Maj 2022, 10:43

Ernest Muci drejt Napolit…një ëndërr apo!

TIRANE – Ndoshta në periudhën më të vështirë të karrierës, por Ernest Muçi është gati që të bëjë hapin më të madh, atë të jetës. Shumë vuajtje për ...