Sport

VD/ Barça feston në Riga, presidenti Duka jep trofeun Champions League të futsallës

1 Maj 2022, 17:33 Nga DOSJA
VD/ Barça feston në Riga, presidenti Duka jep trofeun Champions

LETONI – Ka përfunduar në Riga të Letonisë, ndeshja finale e Champions League në futsallë.

Barcelona ka fituar trofeun, pasi mposhti Sportingun e Lisbonës me rezultatin 4-0 në finale. Logjikisht, gëzimi pushtoi fushën në fund të lojës me marrjen e trofeut të Champions League në futsallë.

Skuadra katalane e fiton trofeun prestigjioz për herë të katërt në histori.

Barcelona e dominoi totalisht derbin iberik dhe triumfoi me “poker” falë golave të Lozanos, Pitos, Ferrao dhe Didac, ndeshje që u ndoq nga 8442 tifozë.

Trofeun e lakmuar, kampionëve të rinj të Europës në futsallë, futbollistëve të Barcelonës, me cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ua dha Armand Duka, president i FSHF-së.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport ankth te barcelona armand duka ankth te barcelona armand duka

Sondazh

Poll