Bota

VD/ Shpërthim në një fabrikë në Turqi, tre persona të vdekur

1 Maj 2022, 08:43 Nga DOSJA
VD/ Shpërthim në një fabrikë në Turqi, tre persona

TURQI- Autoritetet turke kanë njoftuar të premtën se tre persona u vranë pas një shpërthimi në një fabrikë në lagjen Tuzla të Stambollit.

Sipas Protot Thema, një zjarr shpërtheu në një fabrikë bojërash në një zonë industriale për prodhimin e bojrave në Tuzla, që ndodhet në anën aziatike të qytetit. Shpërthime të shumta u dëgjuan pas zjarrit, ndërsa zjarrfikësit dhe mjekët nxituan në vendngjarje. Më herët u raportua se nëntë persona mbetën të plagosur, ndërsa kërkimet po vazhdonin për tre persona të tjerë të cilët rezultonin të zhdukur.

Tuzla da patlama pic.twitter.com/YBFGzpw3hT

— abdurrahman çankaya (@abdurra29587359) April 29, 2022

Flakët kanë dëmtuar fabrikën, disa biznese rreth saj dhe një pjesë të vogël pyjore aty pranë. Ndërkohë një zjarrfikës u shtrua në spital për lëndimet e marra gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota shqperthimi i fabrikes ne turqi stamboll turqi shqperthimi i fabrikes ne turqi stamboll turqi

Sondazh

Poll