Bota

I riu në Britani i bën ‘gjëmën vetes’, pi hashash në derë të komisariatit, arrestohet

1 Maj 2022, 07:52 Nga DOSJA
I riu në Britani i bën ‘gjëmën vetes’, pi

BRITANI– Nëse ka një vend ku nuk dëshironi të kapeni duke bërë ndonjë gjë të paligjshme, është pikërisht jashtë një komisariati. Kjo ishte Ky ishte ajo që i ndodhi një trafikanti droge i cili po qëndronte pranë stacionit të policisë Worcester.

Sipas mediave të huaja, vetëm pak çaste pasi Frank Crocker kishte ndezur cigaren e hashashit të tij më 25 shkurt, ai u arrestua. Nuk ishte tamam një rast i vështirë për t’u kapur, pasi oficerët thjesht nuhatën erën dhe gjetën Crocker në një rrugicë.

Të enjten, tregtari i drogës nga Lowesmoor, Worcester, mori pjesë në Gjykatën e Magjistraturës së Worcester-it ku u deklarua fajtor për posedim kanabis.

Crocker u gjobit gjithashtu me 50 paund dhe u urdhërua të paguante kostot e gjyqit. Duke përfaqësuar veten, Crocker tha se ai po punon fort për t’a lënën hashashin.

Ai u akuzua gjithashtu për dhunë ndaj një gruaje, në periudhën 20 prill-3 maj 2021, ndërsa ngjarja e cigares së kanabisit ka qenë më 2 maj të po këtij viti.

Në vitin 2020, Crocker u burgos për më shumë se 10 muaj për thyerjen e nofullës së një burri dhe më pas për sulmin ndaj mikut të tij jashtë një pijetoreje në zonë.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota arrestrohet britaniku frank crocker arrestrohet britaniku frank crocker

Sondazh

Poll