Bota

Kosova ende me ‘dorë të hekurt’, lë në fuqi certifikatën e vaksinimit për hyrjet në vend

1 Maj 2022, 08:05 Nga DOSJA
Kosova ende me ‘dorë të hekurt’, lë në fuqi

KOSOVË– Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e djeshme ka marrë vendim për të lehtësuar masat ndaj Covid-19-të të cilat do të hyjnë në fuqi ditën e sotme.

Sipas Qeverisë, vendimi për masat kundër COVID-19 është bazuar në vlerësimin e situatës së intensitetit të përhapjes dhe kapacitetit të sistemit shëndetësor për t’u përgjigjur, por duke i vlerësuar ato edhe nën dritën e efekteve të këtyre masave që mund të ketë në mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë dhe individëve.

Në vendim thuhet se masat do të lirohen gradualisht duke ndjekur kurbën e rasteve pas zbulimit të variantit Omicron në dhjetor të 2021. Mbetet në fuqi kërkesa e një certifikate vaksinimi për çdo person që do të hyjë në Kosovë përfshirë dhe qytetarët nga Shqipëria.

Duke filluar nga sot, hiqet kufizimi që të përdoret vetëm 50 përqind të hapësirave të brendshme në bare dhe restorante, ndërkohë që maskat do të vijojnë të mbahen në ambjentet e mbyllura.

Në bazë të të dhënave shkencore në dispozicion, rreziqet e përhapjes të virusit COVID-19 zvogëlohen tek personat e vaksinuar plotësisht dhe me dozë përforcuese. Andaj, Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me hapje graduale me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19 në aktivitetet të cilat bashkojnë një numër të madh njerëzish në të njëjtin vend, dhe në të cilat ruajtja e distancës fizike është e vështirë dhe kështu paraqesin një rrezik në rritje të përhapjes të virusit. Të dhënat e fundit shkencore tregojnë që vaksinimi është mjeti më efikas në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes dhe të vdekjes.”-thuhet në vendim.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll