Bota

Darka e Biden me korrespondentët! Komediani: Qëkur keni ardhur ju çdo gjë është rritur

1 Maj 2022, 06:51 Nga DOSJA
Darka e Biden me korrespondentët! Komediani: Qëkur keni ardhur ju

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka rifilluar traditën e të mbajturit të darkës vjetore të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pas një ndërprerjeje presidenciale gjashtëvjeçare. Sipas BBC, ai është lideri i parë që flet në këtë event, ku presidenti përballet me tallje miqësore para një auditori gazetarësh, që nga viti 2016. Ai u anulua për dy vjet për shkak të pandemisë dhe u bojkotua nga Donald Trump kur ishte në detyrë.

Komediani dhe drejtuesi i The Daily Show, Trevor Noah, prezantoi ngjarjen. Personat e famshëm iu bashkuan gazetarëve të njohur dhe zyrtarëve të lartë amerikanë për gala, një traditë e shtypit amerikan që daton që nga viti 1921. Kim Kardashian, Pete Davidson, Drew Barrymore dhe Chris Tucker ishin ndër të ftuarit e famshëm.

Biden iu drejtua faktit se ai është presidenti i parë që merr pjesë në këtë ngjarje që nga viti 2016 duke thumbuar kështu Donald Trump.

Kjo është hera e parë që një president merr pjesë në këtë darkë në gjashtë vjet. Është e kuptueshme, ne patëm një murtajë të tmerrshme të ndjekur nga dy vjet Covid,” tha ai.

Kur u ngjit në skenë më vonë, Noah tha se është bukur që të kesh një president që nuk ka frikë të vijë në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë dhe të dëgjojë shaka për veten e tij.

Që kur ju keni ardhur në detyrë, gjërat po shkojnë vërtet mirë. Gazi është rritur, qiraja është rritur, ushqimi është rritur. Gjithçka.”-tha Noah.

Muajin e kaluar ai shkaktoi një incident të madh ndërkombëtar duke thënë se Vladimir Putin duhet të hiqet nga pushteti duke e quajtur atë një kriminel lufte.

“Ishte shumë, shumë shqetësuese për Rusinë. Derisa dikush u shpjegoi atyre se asnjë nga gjërat që Biden dëshiron nuk bëhet në të vërtetë.”-shtoi Noah.

Rastet e Covid-19 në Uashington janë rritur javët e fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Organizatorët kanë kërkuar që të ftuarit të testohen për virusin dhe disa zyrtarë të lartë, përfshirë ekspertin e sëmundjeve infektive Dr Antony Fauci, 81 vjeç.

Presidenti anashkaloi pjesën e darkës së mbrëmjes dhe mori pjesë vetëm në programin e folësve.

Ai u tall me mikpritësit e Fox News të pranishëm, shumë prej të cilëve kanë ndarë skepticizëm për vaksinat, duke theksuar se duhej të vërtetonin statusin e tyre të vaksinimit për të marrë pjesë.

Ai gjithashtu nuk mund t’i rezistonte një goditjeje ndaj presidentit rus Vladimir Putin në fjalën e tij përmbyllëse, përpara se t’i dorëzohej mikpritësit Trevor Noah.

“Trevor, lajmi vërtet i mirë është, tani ju duhet të tallni presidentin e Shteteve të Bashkuara. Dhe ndryshe nga Moska, ju nuk do të shkoni në burg.”-përfundoi Biden.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota darka e korespondeteve joe biden trevor noah darka e korespondeteve joe biden trevor noah

Sondazh

Poll