Bota

Çfarë po ndodh në Ukrainë? ZHVILLIMET e fundit, Zelenskyy: Shkatërruam 1 mijë tanke ruse

1 Maj 2022, 07:30 Nga DOSJA
Çfarë po ndodh në Ukrainë? ZHVILLIMET e fundit, Zelenskyy:

UKRAINË- Dosja.al sjell zhvillimet më të fundit nga lufta në Ukrainë! Në ditën e 67-të të luftës kryetarja e Dhomës Amerikane, Nancy Pelosi, ka bërë një vizitë të papritur në Ukrainë. Ajo u takua me presidentin e Ukrainës Zelenskyy në Kiev, duke i thënë atij se SHBA-ja do të jetë pranë ukrainasve derisa të përfundonte lufta. Ndërkohë në 24 orët e fundit Zelenskyy ka thënë se forcat ukrainase kanë shkatërruar rreth 1,000 tanke ruse, 2,500 automjete të blinduara dhe pothuajse 200 avionë, raporton The Guardian.

ZHVILLIMET:

-Ministria e Jashtme Britanike tha të dielën se Rusia po përdor një fabrikë trollash për të përhapur dezinformata në lidhje me luftën në Ukrainë në mediat sociale dhe për të synuar politikanët e huaj.

-Përsa I përket evakuimeve në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol në orët e fundit janë evakuuar rreth njëzet civilë të plagosur dhe ka të ngjarë që ata tashmë të udhëtojnë për në Zaporizhzhia. Kjo vjen pasi imazhet satelitore të publikuara sot treguan se pothuajse të gjitha ndërtesat e fabrikës së çelikut ishin shkatërruar.

-Ukraina kreu një shkëmbim të burgosurish me Rusinë, me shtatë ushtarë dhe shtatë civilë që u kthyen në shtëpi. Një nga ushtarët ishte një grua që është shtatzënë në muajin e pestë.

-Në aeroporin e Odesas është dëmtuar pista pas sulmit me raketa ruse. Dëmtimet e mara nga raketat e kanë bërë atë të papërdorshme, por fatmirësisht nuk ka patur viktima nga sulmi. Aktualisht Lyman, një qytet me rreth 20,000 banorë në rajonin e Donetskut, është në flakë nga një sulm rus.

-Aktorja e famshme Angelina Jolie vizitoi sot Lviv për të takuar fëmijë dhe të tjerë të prekur nga lufta. Ndërsa kryeministri britanik Boris Johnson ka premtuar të sigurojë ndihmë ushtarake shtesë.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/Kievi mbyll portet e qyteteve të pushtuara, Zelenskyy thirrje rusëve: Mos luftoni më

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi nancy pelosi lufta ukraine-rusi nancy pelosi

Sondazh

Poll