Bota

Blinken bisedon me Kulebën: Do të jemi gjithmon përkrah Ukrainës

1 Maj 2022, 06:57 Nga DOSJA
Blinken bisedon me Kulebën: Do të jemi gjithmon përkrah

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka folur me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba. Dyshja u takuan së fundmi në Kyv më 24 prill.

Sipas Guardian, zëdhënësi i departamentit të SHBA, Ned Price tha se Blinken e informoi Kuleba-n mbi planet për vizitat e qeverisë së SHBA në Lviv këtë javë dhe planet për t’u kthyer në Kiev, përpara një kthimi eventual të diplomatëve amerikanë në vend.

Blinken “theksoi mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit brutal të Rusisë”, tha Price.

Të dy diskutuan gjithashtu një kërkesë prej 33 miliardë dollarësh nga administrata drejtuar Kongresit, për ndihmë të sigurisë, ekonomike dhe humanitare për të “fuqizuar Ukrainën për të mposhtur luftën e pandërgjegjshme të Kremlinit”.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/Kievi mbyll portet e qyteteve të pushtuara, Zelenskyy thirrje rusëve: Mos luftoni më

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota antony blinken dmytro kuleba lufta ukraine-rusi antony blinken dmytro kuleba lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll