Bota

Fshihte kokainën në kutitë e vitaminave, arrestohet i riu në Gjakovë

1 Maj 2022, 08:25 Nga DOSJA
Fshihte kokainën në kutitë e vitaminave, arrestohet i riu në

KOSOVË- Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjakovë pas hetimeve disa mujore ka vënë në pranga një person të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, aksioni është zhvilluar mbrëmë ku gjatë kontrollit të banesës janë gjetur një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike e llojit kokainë e fshehur në pjesë të ndryshme të shtëpisë.

Njoftimi i policisë:

Gjatë bastisjes në cilësinë e provave materiale në vende të ndryshme në oborr janë gjetur dhe konfiskuar një paketim i plastikes që shërben për paketimin e vitaminave me mbishkrimin “Ca + vit C”, brenda të cilit kishte katër (4) doza të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë.

Po ashtu, gjatë kontrollit nëpër oborr të shtëpisë, përkatësisht brenda ullukut që shërben për shkarkimin e ujërave atmosferik të shtëpisë, janë gjetur gjashtë (6) paketime të plastikes që shërbejnë për paketimin e vitaminave (magnesium) të markës “Heilusan” të cilat kishin të vendosura magnet, brenda të cilave kishte 225 doza, të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë.

Një (1) automjet i tipit Ford me targa vendore, një (1) telefon dhe para kesh.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni droge ne kosove policia e kosoves droge ne kosove policia e kosoves

Sondazh

Poll