Sport

Maguire në syrin e stuhisë, Ten Hag mendon t’i krijojë qetësi mbrojtësit…

30 Prill 2022, 04:53 Nga DOSJA
Maguire në syrin e stuhisë, Ten Hag mendon t’i krijojë

ANGLI – Ai sigurisht nuk është i vetmi përgjegjës për sezonin katastrofik të Manchester United, por ai është bërë “kokë turku”.

Harry Maguire ka marrë shpesh kritika nga fansat, të cilët e kanë vënë në shënjestër për disa gabime të kryera dhe besojnë se nuk ia kanë vlejtur paratë e shpenzuara (87 milionë) për ta blerë atë nga Leicester në 2019.

Kështu, Erik ten Hag, trajneri i ardhshëm i “Djajtë e Kuq”, edhe pse në largësi, është duke menduar për të gjetur një rrugë për të lehtësuar përgjegjësitë e mbrojtësit të kombëtares angleze.

Sipas “Manchester Evening News”, trajneri holandez sin jë rrugë për t’i krijuar Maguire qetësinë e nevojshme, ka menduar t’i hiqte shiritin e kapitenit atij për t’ia dhënë atë portierit David de Geas, një prej më të mirëve në fushë te United këtë sezon shumë të komplikuar.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport intervista e harry maguire kapitenit harry maguire skandali i harry maguire trajnerin erik ten hag intervista e harry maguire kapitenit harry maguire skandali i harry maguire trajnerin erik ten hag

Sondazh

Poll