Sport

“Poker” i frikshëm i Teutës, shpartalloi 4-1 Kukësin. Hebaj heroi i ndeshjes…

30 Prill 2022, 04:24 Nga DOSJA
“Poker” i frikshëm i Teutës, shpartalloi 4-1 Kukësin.

DURRES Teuta në mbrëmjen e së premtes, arrin fitoren e dytë radhazi në këtë sezon. “Djemtë e Detit” mundin me rezultatin 4-1 Kukësin në “Niko Dovana”, ndërkohë që një javë më parë fiton 1-0 ndaj Dinamos në “Elbasan Arena”.

Sakaq, pas gjashtë ndeshjeve pa fitore në kampionat, “verilindorët” humbin kështu edhe një pozicion në renditje, pasi në takimet e javës së 31-të Partizani kaloi në vendin e tretë, duke zbritur në të katërtin ekipin e Diego Longos.

E gjithë ndeshja është dominuar nga futbollistët e Teutës, të cilët pjesën e parë e mbyllën në barazim 1-1. Hebaj (11’) do të shënonte golin e pare për durrsakët, ndërsa (36’) do të barazonte për kuksianët.

.Në pjesën e dytë Hebaj (52’) do të shënonte golin e dytë për Teutën. Më pas do të ishte Klejdi Daci (67’) ai që do të shënonte një gol spektakolar në portën e Xhikës, duke ndëshkuar kështu ish skuadrën nga e cila u largua në janar.

Megjithatë ekipi i Teutës nuk u ndalën me kaq. Pas një penalltie të fituar nga Gruda, sulmuesi shkodran Hebaj (84’) do të merrte përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe do të firmoste fitoren 4-1 të “Djemve të Detit”, duke shënuar edhe një “hat-trick” personal.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport drejtori i klubit partizani humbja ndaj kukesit rubin hebaj teuta drejtori i klubit partizani humbja ndaj kukesit rubin hebaj teuta

Sondazh

Poll