Sport

Palermo bëhet e ‘pasur’, presidenti i Man.City-t gati të marrë mbi 80% për 6 milionë

29 Prill 2022, 18:11 Nga DOSJA
Palermo bëhet e ‘pasur’, presidenti i Man.City-t gati të

ITALI- Fillon numërimi mbrapsht për Palermon. Presidenti Mirri është gati të shesë 80% të aksioneve të klubit përfaqësueseve të City Football Group që kontrollohet për shumicën dërrmuese të aksioneve nga fondi i Abu Dhabi United Group, në pronësi të Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, pasuria e të cilit ka bërë të pasur Man.City-n, por edhe Neë York City-n, e cila fitoi për herë të parë Major League Soccer vitin e kaluar.

Projekti kërkon që presidenti aktual të mbajë një aksion me një rol përfaqësues. Aksionet e klubit vlerësohen rreth 6 milionë euro, por mbi të gjitha do të ketë garancinë e një fuqizimi të konsiderueshëm me kalimin e kohës. Dhe kjo nuk është vetëm një pranverë për skuadrën e Silvio Baldinit që po përgatitet të luajë në play-off për t’u ngjitur në Serinë B.

Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan kontrollon 10 klube të tjera në mbarë botën, për një projekt që tenton të përmirësojë talentet në të gjithë kontinentet. Pasuria e Sheikh Mansour ka dukshëm një vizion global dhe marka Palermo e lejon të shikojë drejt qëllimeve ambicioze.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport palermo palermo

Sondazh

Poll