Sport

Rangnick trajner i ri i Austrisë, por do të mbetet konsulent i United: Tërbohen tifozët!

29 Prill 2022, 17:50 Nga DOSJA
Rangnick trajner i ri i Austrisë, por do të mbetet konsulent i United:

AUSTRI-Është zyrtare, Ralf Rangnick do të jetë trajneri i ri i Austrisë. Gjermani ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Federatën austriake për të zëvendësuar bashkatdhetarin Franco Foda, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar pas dështimit të tij për t’u kualifikuar në Botërorin e këtij viti në Katar.

Trajneri i përkohshëm i Manchester United do t’i bashkohet Austrisë në fund të majit për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Kroacisë, Danimarkës dhe Francës dhe kontrata e tij me kombëtaren do t’i zgjatet automatikisht edhe për dy vjet të tjera nëse ai kualifikohet në Euro 2024.

Klubi i Premier League, megjithatë, ka konfirmuar se 63-vjeçari do të kombinojë punën e tij të re me rolin e tij si konsulent në klubin anglez. Para se të pranonte të ishte trajner i përkohëshëm i Manchester United, ai nënshkroi një kontratë dyvjeçare si konsulent.

Kontrata kërkon që roli i tij i ri te Djajtë e Kuq të fillojë kur ai të zëvendësohet nga Erik ten Hag në pankinë. Klubi anglez sqaroi se nuk do të ketë ndryshime, Rangnick do të mbetet konsulent i klubit, por do ta ketë punën edhe në Austri. Një lajm që ka shkaktuar zemërim te tifozët.

Gjermani mori frenat e United për të përmirësuar fatin e skuadrës, por ndryshimi nuk ndodhi. Ole Gunnar Solskjaer e la klubin në vendin e shtatë në renditje, dhe 12 pikë larg nga vendi i parë, tani ‘Djajtë e Kuq’ janë në vendin e gjashtë në kuotën e 25 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport manchester united ralf rangnick manchester united ralf rangnick

Sondazh

Poll