Aktualitet

MSH: 53 raste të reja me koronavirus, 374 pacientë aktivë në vend

29 Prill 2022, 15:56 Nga DOSJA
MSH: 53 raste të reja me koronavirus, 374 pacientë aktivë në

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 53 raste të reja por fatmirësisht s’ka asnjë viktimë. Në bilancin e 24 orëve të fundit, bëhet me dije se gjithsej u kryen 1,057 testime, ndërsa në të gjithë vendin janë 374 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 7 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,057 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 53 qytetarë, në këto bashki: 25 në Tiranë, 8 në Fier, 4 në Himarë, 3 në Vlorë, Sarandë, 2 në Pogradec, 1 në Shkodër, Kukës, Durrës, Përmet, Berat, Elbasan, Gramsh, Mirditë. Janë 374 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 90 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,185 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Prill 2022)

Raste të reja ditore 53
Të shëruar në 24 orë 90
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,057

Testime totale 1,805,355
Raste pozitive 275,055
Raste të shëruara 271,185
Raste Aktive 374
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 239
Vlorë 40
Fier 37
Korçë 14
Shkodër 10
Elbasan 9
Durrës 7
Gjirokastër 7
Kukës 5
Berat 5
Lezhë 1

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll