Aktualitet

“Butrinti”/ Merxhani: Fondacioni s’është profesional, investim për interesa personale

29 Prill 2022, 14:56 Nga DOSJA
“Butrinti”/ Merxhani: Fondacioni s’është

Eksperti i trashëgimisë kulturore, Kreshnik Merxhani, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferko në Syri TV koncesionin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Merxhani deklaroi se Butrinti ka nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme por ekspertët janë përjashtuar ndërsa kanë fituar militantët e PS.

“Butrinti gjeneron të ardhura. Për fat të keq, politika, partitë i kanë futuar duart në menaxhimin e Butrintit. Ka profesoresha të nderuara që kanë konkuruar por janë futur militantë të PS që s’kanë asnjë lidhje me trashëgiminë kulturore,”-tha Merxhani.

Më tej, eksperti theksoi se fondacioni me ndërhyrjet në territor ka zero artikuj shkencor dhe nuk ka qasje korrekte dhe profesionale për të menaxhuar një vendndodhje si Butrinti.

“Kjo ngutje e madhe për të marrë Butrintit do të japë pasoja në qytetet e mëdha, përshembull Gjirokastra. Është shkelur Konventa e Parisit, marrëveshja krijon precedent të rrezikshëm. Investimi në Butrint për interesa personale,”-deklaroi Merxhani.

Marrë nga SYRI.net

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet kreshnik merxhani parku i butrinit kreshnik merxhani parku i butrinit

Sondazh

Poll