Aktualitet

Kishin fermën më të madhe të kanabisit, arrestohet 4 shqiptarë në Britani (EMRAT)

29 Prill 2022, 15:30 Nga DOSJA
Kishin fermën më të madhe të kanabisit, arrestohet 4

BRITANI- Policia britanike ka zbuluar atë që dyshohet të jetë ferma më e madhe e kanabisit që ka parë ndonjëherë County Durham dhe ka vënë në pranga 4 të rinj shqiptar.

Sipas mediave vendase, të ndaluarit janë Arvit Ahmeti, 27 vjeç, Kledjan Bregu, 27 vjeç, Klevist Bregu, 25 vjeç dhe Halit Laka, 22 vjeç, të cilët të mërkurën janë paraqitur të mërkurën në Gjykatën e Magjistraturës në Newton Aycliffe. Ata u dërguan në burgun e Teesside Crown Court për paraqitjen e tyre të radhës në gjykatë më 25 maj.

Oficerët u thirrën për të raportuar për një ndërtesë në një adresë në Valley Street në Darlington rreth orës 14:15 të së hënës. Ata hynë në godinën e papërdorur të zyrës ku u zbuluan 3400 bimë kanabis në dy kate.

Durham Constabulary ka thënë se një prani e madhe policore do të qëndrojë në zonë gjatë ditëve në vijim.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 shqiptar ne britani arvit ahmeti durham constabulary halit laka kledjan bregu klevist bregu arrestohen 4 shqiptar ne britani arvit ahmeti durham constabulary halit laka kledjan bregu klevist bregu

Sondazh

Poll