Aktualitet

Sekretariati Evropian: Qeveria shqiptare të mos rrisë çmimin e energjisë, dëmton familjet

29 Prill 2022, 10:46 Nga DOSJA
Sekretariati Evropian: Qeveria shqiptare të mos rrisë çmimin e

TIRANË– Drejtori i sekretariatit të Energjisë Artur Lorkowski ka theksuar se duhet të gjendet mënyrat për mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve nga rritja e çmimeve të energjisë. Gjatë një takimi me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, Lorkowski tha se Qeveria shqiptare nuk duhet të rrisë çmimin e energjisë elektrike për qytetarët.

“Reforma në sektorin energjetik duhet të vazhdoj dhe besoj në angazhimin e Ministrisë së Energjisë edhe pse është e sfiduar nga  shtrenjtimi i  energjisë  me të cilën  po përballen të gjitha qytetet Europiane. Sa i përket rritjes së çmimeve, duhet të gjendet një mënyrë për të lehtësuar pasojat për familjet. U diskutuan disa mundësi për TAP dhe furnizimin e tij me LNG për të ndihmuar rajonin të shkëputet nga varësia e gazit rus. Diskutuam mbi situatën e krijuar dhe rritjen e çmimeve të energjisë si dhe instrumentat për mbrojtjen e bizneseve dhe qytetarëve nga këto zhvillime të tregut,”- tha Lorkowski ndër të tjera.

Nga ana tjetër qeveria shqiptare po përgatit një plan për të faturuar më tepër familjet e pasura shqiptare. Sipas deklaratës së dhënë më herët nga Balluku, personat që do të konsumojnë më shumë se 700 kilovat në muaj, do të tarifë më të lartë të energjisë elektrike, ndryshe nga pjesa tjetër e familjarëve.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike artur lorkowski artur lorkowski

Sondazh

Poll