Aktualitet

Mbyllet qendra e vaksimit te Air Albania, MSH: Njerëzit mund ta vaksinohen në klinika

29 Prill 2022, 15:24 Nga DOSJA
Mbyllet qendra e vaksimit te Air Albania, MSH: Njerëzit mund ta vaksinohen

TIRANË- Stadiumi Air Albania nuk do të shërbeje më si qendër për vaksinimin kundër Covid 19. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e cila njofton se kjo pikë vaksinimi do të mbyllet, ndërsa të gjithë qytetarët që duan të marrin vaksinën anti-COVID do tu drejtohen qendrave shëndetësore.

Çdo qytetar që do të vaksinohet kundër virusit duhet të kontaktojë mjekun e familjes. Bazuar në rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit, ministria njofton se do të vijohet edhe me vaksinimin me dozë të katërt, për qytetarët mbi 60 vjeç dhe atyre me sëmundje bashkëshoqëruese.

Doza e katërt e vaksinës rekomandohet të injektohet 4-6 muaj pas dozës së tretë, në varësi të rekomandimit të mjekut të familjes, thuhet në njoftimin e ministrisë.

(E.K/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet air albania covid-19 air albania covid-19

Sondazh

Poll