Aktualitet

VD-“Shtëpi bari” në Tiranë, kapet mat pronarja, dalin pamjet e “Drug House”, 6 të arrestuar

29 Prill 2022, 14:17 Nga DOSJA
VD-“Shtëpi bari” në Tiranë, kapet mat pronarja, dalin

TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje të tjera lidhur me zbulimin e ‘shtëpisë së barit’ në Kashar. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia njofton se ka 6 arrestuar: Xhevrije Sulaj, Shqipe Sulaj, Luan Sulaj, Ylli Sulaj, të gjithë me lidhje familjare me njëri-tjetrin. Ndërsa gjithashtu në pranga përfunduan edhe dy punonjës të OSHEE-së, Lutfi Bashën dhe Rifat Kuçin. Po ashtu u procedua penalisht kryeplaku i fshatit.


NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Drug House”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Gjatë operacionit janë zbuluar dy kate të një banese, të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave. Vihen në pranga 6 shtetas, 2 prej tyre punonjës të OSHEE-së. Procedohet penalisht dhe kryeplaku i fshatit, për moskallëzim krimi. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Kashar 2, një shtetas kishte përshtatur banesën, si ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Drug House”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: – L. S., 44 vjeç, Y. S., 47 vjeç, Xh. S., 69 vjeçe, Sh. S., 38 vjeçe, të katërt banues në Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim; – L. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; – R. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Gjithashtu, u procedua penalisht kryeplaku i fshatit, shtetasi Z. V., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjatë kontrollit të banesës së shtetases Xh. S., në katin e dytë dhe të tretë, shërbimet e Policisë evidentuan ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, është gjetur në banesë shtetasja Xh. S. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasit L. S., Y. S., dhe Sh. S, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur banesën e shtetases Xh. S., për të kultivuar bimë narkotike.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 253 bimë kanabis të kultivuara në vazo, ushqyes elektrikë, llamba elektrike, freskuese dhe 6 aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LAJMI KRYESOR: Pas Tropojës! Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Kashar, banesa plot me mjete për kultivim(FOTO)

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet drug house luan sulaj operacioni drug house policia e tiranes shqipe sulaj shtepi bari ne tirane tirane xhevrije sulaj ylli sulaj drug house luan sulaj operacioni drug house policia e tiranes shqipe sulaj shtepi bari ne tirane tirane xhevrije sulaj ylli sulaj

Sondazh

Poll