Aktualitet

Me thikë në çantën e librave, nxënësi shoqërohet në komisariatin e Sarandës

29 Prill 2022, 14:51 Nga DOSJA
Me thikë në çantën e librave, nxënësi

SARANDË– Armë të ftohta në shkollë dhe paketa me cigare. Gjatë një kontrolli policor të zhvilluar në shkollë, është gjetur një thikë, të cilën një nxënës 17 vjeç e mbante në çantën e librave. Ndërkohë që të tjerëve u janë marrë edhe paketa me cigare, të palejueshme që të konsumohen nga të miturit. Ndërsa nxënësi që kishte thikën me vete është shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me psikologun, drejtorin e shkollës dhe prindërit e tij. Aktualisht ai po kryen veprimet për procedimin e tij, në gjendje të lirë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sarandë

Në zbatim të masave për rritjen e sigurisë në shkolla, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt, për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të qetë dhe për parandalimin e konflikteve shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore, bazuar në informacionet e grumbulluara për nxënës që mund të mbajnë armë të ftohta me vete, kanë ushtruar kontroll në një prej shkollave të mesme të qytetit të Sarandës.

Gjatë kontrollit të përbashkët të ushtruar në këtë shkollë, është gjetur një armë e ftohtë (thikë), të cilën një nxënës 17 vjeç e mbante në çantën e librave.

Nxënësi është shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me psikologun, drejtorin e shkollës dhe prindërit e tij. Nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për procedimin e tij, në gjendje të lirë. Policia edhe një herë shpreh gadishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet arsimore, Qeverinë e Nxënësve, Bordin e Prindërve, Oficerët e Sigurisë dhe psikologët, me qëllim që në ambientet e shkollës të ketë siguri për jetën e nxënësve dhe për të zhvilluar një proces mësimor sa më të qetë.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet sarande sarande

Sondazh

Poll