Aktualitet

Vendimi: Gjendja e emergjencës për furnizimin me energji shtyhet deri në fund të vitit

29 Prill 2022, 15:30 Nga DOSJA
Vendimi: Gjendja e emergjencës për furnizimin me energji shtyhet deri

TIRANË– Gjendja e emergjencës për furnizimin me energji elektrike në vendin tonë është shtyrë deri më 31 Dhjetor të vitit 2022. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku është shfuqizuar fillimisht urdhëri i parë. Tanimë gjendja e emergjencës është lënë në fuqi gjendjen e emergjencës deri në fund të vitit.

VENDIMI I QEVERISË:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime: Pika 3 shfuqizohet. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon: “5. Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 31 dhjetor 2022.”. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet shpallet gjendja e emergjences vkm 29 prill 2022 shpallet gjendja e emergjences vkm 29 prill 2022

Sondazh

Poll