Aktualitet

Donfried takon Ramën, Alibeajn, Tabakun e Bardhin, kryeministri i jep dhuratë (Biseda)

29 Prill 2022, 06:03 Nga DOSJA
Donfried takon Ramën, Alibeajn, Tabakun e Bardhin, kryeministri i jep

TIRANË– Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried ka zhvilluar takimem e politikanë e zyrtarë në Shqipëri. Nën shoqërinë e të dërguarit të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Donfried shkoi fillimisht në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Takimi nisi në orën 09:00 dhe zgjati një orë. Sërish me Escobar e Kim, zyrtarja e DASH u drejtua për në Kuvendin e Shqipërisë ku u prit nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Kjo e fundit e ngjiti në sallën ku dhe u zhvillua takimi me kolegët Enkelejd Alibeaj e Gazment Bardhi.

Pas këtij takimi, Donfried u nis që të zhvillonte një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërsa Alibeaj tha detaje në lidhje me diskutimet. Enkelejd Alibeaj deklaroi se ka marrë mbështetjen e zyrtares së lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried e të dërguarin Gabriel Escobar me të cilët u takua paraditen e sotme në Kuvend. Alibeaj tha se Donfried i ka dhënë mbështetjen për një Parti Demokratike që sheh nga e ardhmja dhe është pro-amerikane. Ai shtoi më tej se kanë folur për të gjitha sfidat e Shqipërisë e shtetit të së drejtës. I pyetur nëse është përmendur Berisha në takim, Alibeaj e mohoi një gjë të tillë. 

Zyrtarja pritet të përkujtojë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe do të falënderojë Shqipërinë për partneritetin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus. E po ashtu, pritet të nënvizojë gjithashtu mbështetjen tonë të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, si dhe do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin. 

Donfried mbërriti në Shqipëri mbrëmjen e kaluar. Ajo u takua me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, i cili gjithashtu zhvilloi takim në Shqipëri, në kuadër të anëtarësimit të vendit në BE. Në takim të pranishëm ishin edhe i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vizita e Donfried në Tiranë, Yuri Kim: Shumë punë mbetet për t’u bërë!

Vizita e zyrtarëve të DASH/ Ambasada amerikane: Opozita e fortë ka rol në demokracinë

Nga vetoja e Bullgarisë te mbështetja e SHBA!Çfarë diskutoi me Donfried, Rama i jep DHURATË

‘Maratonë’! Pas Ramës dhe opozitës, Donfried takohet edhe me Ballën

U përmend Berisha? Alibeaj: Zyrtarja e DASH më dha mbështetje për PD pro amerikane

Përfundon takimi në Kuvend, Alibeaj përcjell zyrtaren e lartë të DASH

PAMJET/ Brenda takimit! Alibeaj, Tabaku dhe Bardhi ‘përballë’ zyrtarëve të lartë të DASH

Pas takimit me Ramën! Donfried mbërrin në Kuvend, Tabaku e pret te dera, i jep dorën

Përfundon pas 1 ore takimi i Ramës me zyrtaren e DASH! Donfried niset drejt Kuvendit

Bashkë me Yuri Kim, Donfried niset drejt zyrës së Ramës

(a.b;f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike karen donfried karen donfried ne shqiperi karen donfried karen donfried ne shqiperi

Sondazh

Poll