Aktualitet

Vizita e Donfried në Tiranë, Yuri Kim: Shumë punë mbetet për t’u bërë!

29 Prill 2022, 14:26 Nga DOSJA
Vizita e Donfried në Tiranë, Yuri Kim: Shumë punë mbetet

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas vizitës së zëvendës ndihmës-sekretares amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried në Tiranë. Në një postim të bërë në rrjetin e saj në Twitter, kryediplomatja amerikane shkruan se takimet ishin zhvilluar për të forcuar demokracinë, mbrojtjen, lidhjet e biznesit, integrimin evropian etj. Po ashtu, sipas ambasadores, vizita shërbeu edhe për të forcuar bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kundër pushtimit rus. Ndërsa nuk kaloi pa dhënë edhe një mesazh politik.

“Si pjesë e vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ishin në Shqipëri në 28 dhe 29 prill. Ata u takuan me Kryeministrin Edi Rama, ministra të ndryshëm, dhe drejtuesit e opozitës. Qëllimi i vizitës së tyre ishte thellimi i partneritetit tashmë të fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si miq, aleate në NATO dhe anëtare në Këshillin e Sigurimit së Kombeve të Bashkuara, sidomos teksa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve tona dypalëshe. Ata rikonfirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe nxitën vijimin e reformave të nevojshme, përfshirë reformën në drejtësi; mirëpritën përpjekjet e fundit për të diversifikuar burimet, furnizimet dhe rrugët e energjisë në Shqipëri dhe më gjerë në rajon; dhe nënvizuan se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Ata theksuan gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm të një opozite të fortë në demokracinë e Shqipërisë, theksuan rëndësinë e institucioneve të forta demokratike dhe sundimit të ligjit dhe shprehën shpresën për një partneritet të efektshëm dhe që sheh përpara me popullin shqiptar, duke përfshirë edhe partitë që i përfaqësojnë ata,”-tha Yuri Kim.

LAJMI KRYESOR: E dërguara e DASH në Tiranë! Bisedon 1 orë me Ramën, takohet me Alibeajn, Tabakun e Bardhin

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet karen donfried ne shqiperi yuri kim karen donfried ne shqiperi yuri kim

Sondazh

Poll