Aktualitet

Ndoja para KPK: Më gjeni një kontakt me kriminelë dhe unë largohem nga drejtësia

29 Prill 2022, 12:28 Nga DOSJA
Ndoja para KPK: Më gjeni një kontakt me kriminelë dhe unë

TIRANË Prokurori Arjan Ndoja është treguar i gatshëm të largohet nga sistemi i drejtësisë nëse vërtetohet që ka kontakte me kriminelë. I ndodhur në seancën ku u mor në pyetje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Ndoja ka thënë se mjafton që t’i tregojnë një telefonatë apo e-mail ku vërtetohet që ai ka komunikuar me persona të dënuar dhe largohet nga drejtësia. 

“Jo vetëm nuk e njoh personin, por personi që më atribuoni si kontakt i papërshtatshëm me botën e krimit është i dënuar për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtjes në Itali dhe jo për krimin e organizuar. Edhe nëse do ishte i dënuar për krimin e organizuar, nuk e kam takuar kurrë këtë person dhe jam i gatshëm për të vënë në dispozicion të gjitha tabulatet telefonike. Nëse gjeni një moment që kam kontaktuar me telefon, email apo kam takuar një person të krimit të organizuar, unë vetëlargohem nga ky sistem,”- tha Ndoja. 

LAJM KRYESOR: Ndoja para KPK: Mos më paragjykoni se jam i pasur. ONM: Lidhje me kriminelë (Përplasja)

(f.M/DOSJA.AL)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoja arjan ndoja ne vetting arjan ndoja arjan ndoja ne vetting

Sondazh

Poll