Sport

A do të shkelet ‘ligji’ për ndeshjen e Marseille, më 5 maj?…

29 Prill 2022, 04:22 Nga DOSJA
A do të shkelet ‘ligji’ për ndeshjen e Marseille, më

FRANCE – Polemikat kanë ditë që kanë nisur në Francë. Gjashtë muaj pas miratimit nga Parlamenti francez të një projektligji që parashikon, se më 5 maj nuk do të luhet asnjë ndeshje futbolli, në kujtim të viktimave të tragjedisë Furiani të vitit 1992, Olympique Marseille do të duhet të luajë në atë ditë në “Velodrome” për gjysmëfinalen e dytë të Conference League.

Votimi i Parlamentit francez, më 14 tetor, iu përgjigj kërkesës së grupit të viktimave dhe familjeve të tyre, të përfaqësuar atë ditë në Senat. Megjithatë, ‘ligji’ nuk precizon nëse ai është i vlefshëm vetëm për futbollin francez, apo edhe atë europian.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale për Conference League, Olympique Marseille u mund 3-2 në Rotterdam të Feyenordit. Kualifikimi mbetet për t’u zgjidhur më 5 maj në “Velodrome”, ku “do të shkelet” edhe ligji francez.

B.T (Dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport feyenordi marseille është në vështrimin e uefa-s në derbin ndaj marseille procedurat disiplinore kundër olympique marseille feyenordi marseille është në vështrimin e uefa-s në derbin ndaj marseille procedurat disiplinore kundër olympique marseille

Sondazh

Poll