Politike

Rama inspekton me Pacollin aeroportin e Vlorës, kritika: S’e bëni dot më shpejt?

29 Prill 2022, 12:43 Nga DOSJA
Rama inspekton me Pacollin aeroportin e Vlorës, kritika: S’e

VLORË– Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë ku inspektoi nga afër kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. I shoqëruar nga biznesmeni Behgjet Pacolli e ministrja për Infrastrukturën Bellinda Balluku, Rama tha se ky aeroport do të ketë pistën më të madhe ajrore në vend. Ai pati edhe disa kritika për përfundimin e projektit, teksa kërkoi të përfundohej më shpejt aeroporti.

Pjesë nga replikat:

Belinda Balluku: Sot në aeroportin e Rinasit kemi 58 fluturime në ditë. E kemi sqaruar dhe psikologjinë e këtij aeroportin, ku do të kemi edhe bizneset për mirëmbajtjen e avionit këtu, apo dhe plane të tjera që kemi për këtë zonë.

Edi Rama: A nuk e bëni dot më shpejt?

Belinda Balluku: Më shpejt nuk e bën dot, por në prill të 2024-ës. Këtu kemi pasur proces shumë të gjate me dëgjesa kemi kryer veprimtaritë që duheshin për lejen mjedisore. Kjo është zonë lagunore, ku ka disa specie zogjsh por ne i kemi marrë masat e kemi bërë procesin si kërkohet nga BE. Kjo është zonë ushtarake, pistë natyrale, nuk është zonë e mbrojtur. Nuk kemi pasur asnjë pjesë të futur në zonën e mbrojtur, dua ta sqaroj se ka pasur insinuata është jashtë zonës së mbrojtur e s’do ketë asnjë ndikim negativ mjedisor.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike aeroporti i vlores belinda balluku edi rama aeroporti i vlores belinda balluku edi rama

Sondazh

Poll