Politike

VD-Shërbimi online, Ibrahimaj:Për të moshuarit ka call centera, programi 8mln € për punësim

29 Prill 2022, 09:24 Nga DOSJA
VD-Shërbimi online, Ibrahimaj:Për të moshuarit ka call centera,

TIRANË– Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj është shprehur se kalimi i shërbimeve online nuk do të jetë problem për të moshuarit. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj tha se për ata dhe për personat që nuk kanë aparatë me teknologji që suproton shërbimet që u duhen, do të ketë call centera. Ministrja shtoi më tej se qeveria ka në dispozicion një aplikacion që ka një kosto prej 8 milion eurosh që dikton pronat dhe punësimi.


Pjesë nga konferenca:

Delina Ibrahimaj: Jemi të vendosur që Shqipëria të kthehet në një vend të revolucionit digjital dhe që të gjitha shqrbimet t’i ofrohen në një kohë më të shkurtër, thelbësore dhe mbi të gjitha pa kontakt me administratën. Sot kemi një program që ka një kosto 8 milionë euro që dikton punësimin, politikat e nxitjes së punësimit. Do tu shërbejë të gjithë punëkërkuesve.

Pyetje: Shërbimet online janë një gjë e mirë, por si do t’ia bëjnë mosha e tretë për këtë apo ata që nuk e kanë një aparat të mirë teknologjik

Delina Ibrahimaj: Ka qenë një nga shqetësimet tona kryesore, duke qenë se mosha e tretë apo kategori që nuk janë të njohura për shërbimet digjitale. Do të ketë call center-a dhe do tu japim të gjithëve shërbimin e duhur. Do të jemi në bashkëpunim të plotë për të oruar shërbimet e kërkuara. 

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll