Politike

VD-Braçe kërkoi ujë për grurin, Krifca:Ka investime! Më vjen mirë që fermerët rrisin çmimet

29 Prill 2022, 09:12 Nga DOSJA
VD-Braçe kërkoi ujë për grurin, Krifca:Ka investime!

TIRANË– Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca i është përgjigjur kolegut të saj, deputetit të Partisë Socialiste Erion Braçe, i cili këtë mëngjes apeloi për ujë për grurin. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, Krifca tha se ka pasur investime për ujitjen dhe do të vijojë të ketë edhe këtë vit.

E pyetur në lidhje me rritjen e çmimit të qumështit nga fermerët shqiptarë, Krifca tha se i jen mirë për këtë gjë, pasi në këtë mënyrë ata rikuperojnë humbjet dhe rrisin mirëqenien. Ministrja shtoi se fermerët shqiptarë mbulojnë 95% të nevojave të vendit me qumësht dhe se ka shumë pak import. 


“U jemi gjendur fermerëve, patëm dhe skemën e naftës. Kemi 7 mijë e 300 fermerë të cilëve u është aprovuar, e kanë marrë naftën dhe e kanë vënë në punë. Përsa i takon inputeve bujqësore jemi të varur nga çmimet ndërkombëtare. Gruri ka nevojë për ujitje, kemi bërë investime, do të vazhdojmë t’i bëjmë edhe këtë vit. Ne plotësojmë 95% të nevoja të vendit për qumësht. Sot kemi kompani përpunimi qumështi mjaft cilësore. Çmimi i fermerëve është rritur, si të tjerët, më vjen mirë për këë sepse në këtë mënyrë ata krijojnë një mirëqenie të mirë. Nuk kam dijeni që kompanitë janë në rrezik,”- tha Krifca. 

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike frida krifca vkm 29 prill 2022 frida krifca vkm 29 prill 2022

Sondazh

Poll