Politike

Vizita e zyrtarëve të DASH/ Ambasada amerikane: Opozita e fortë ka rol në demokracinë

29 Prill 2022, 12:41 Nga DOSJA
Vizita e zyrtarëve të DASH/ Ambasada amerikane: Opozita e fortë

TIRANË– Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur takimet e dy zyrtarëve të Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilët dje dhe sot u takuan me aktorë të rëndësishëm të politikës në vend. Në njoftim thuhet se u bë me dije se qëllimi ishte thellimi i partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si miq, aleate në NATO dhe anëtare në Këshillin e Sigurimit. Theksohet se Donfried dhe Escobar kanë theksuar rolin e pazëvendësueshëm të një opozite të fortë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Si pjesë e vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ishin në Shqipëri në 28 dhe 29 prill. Ata u takuan me Kryeministrin Edi Rama, ministra të ndryshëm, dhe drejtuesit e opozitës. Qëllimi i vizitës së tyre ishte thellimi i partneritetit tashmë të fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si miq, aleate në NATO dhe anëtare në Këshillin e Sigurimit së Kombeve të Bashkuara, sidomos teksa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve tona dypalëshe. Ata rikonfirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe nxitën vijimin e reformave të nevojshme, përfshirë reformën në drejtësi; mirëpritën përpjekjet e fundit për të diversifikuar burimet, furnizimet dhe rrugët e energjisë në Shqipëri dhe më gjerë në rajon; dhe nënvizuan se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Ata theksuan gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm të një opozite të fortë në demokracinë e Shqipërisë, theksuan rëndësinë e institucioneve të forta demokratike dhe sundimit të ligjit dhe shprehën shpresën për një partneritet të efektshëm dhe që sheh përpara me popullin shqiptar, duke përfshirë edhe partitë që i përfaqësojnë ata.

LAJMI KRYESOR: Donfried takon Ramën, Alibeajn, Tabakun e Bardhin, kryeministri i jep dhuratë (Biseda)

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike karen donfried ne shqiperi karen donfried ne shqiperi

Sondazh

Poll