Politike

Manastirliu: Futet në fuqi karta e performancës në spitale, disa me shërbime në bazë rajoni

29 Prill 2022, 09:06 Nga DOSJA
Manastirliu: Futet në fuqi karta e performancës në spitale, disa

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur ditën e sotme dy projektligjet e miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Përballë gazetarëve, ajo u shpreh se është miratuar projektligji për nivelin e ri të shërbimit në spitale.

Kemi miratuar projektligjin për spitalet, kurorëzohet pas një pune të gjatë. Synohet të kalohet në një nivel të ri të shërbimit spitalor në vend. Ishte koha që ky projektligj të vinte, do të kalojë menjëherë në diskutime në Komisionet. Do të sjellë një model të ri, të autonomisë spitalore. Vjen në këtë sistem të ri që plotësohet nëpërmjet kartës së performancës, plotësohet sipas kritereve të përcaktuara nga spitalet që kanë aftësi menaxheriale për të përfituar këtë kartë, të autonomisë spitalore. Do të ketë disa shkallë. Qëllimi i këtij projektligji është përmirësimi i shërbimeve spitalore. Do të cojnë në një efiçencë më të mirë. Do të ketë një organizim të spitaleve, për herë të parë do të kemi edhe spitale që ofrojnë shërbime dhe në bazë rajoni. Do të krijohen pole rajonale. Jep hapësirë më të mirë për të krijuar mundësi për rritje fondesh. është një moment dhe pikë kthese aplikim. Do të nisë në spitalin Memorial në Fier, brenda këtij viti.

Akti tjetër, lidhet me rivendosjen me afat me bankën europiane për emergjencën Covid-19. Do synojmë që të ketë investim të rëndësishëm për sëmundjet infektive në vend dhe për ndërhyrjet që me anë të Bankës kemi iniciuar që kanë lidhje me aparaturat spitalore.’- tha Manastirliu.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll