Politike

Kuvendi! MESAZHI i Komisionit të Rithemelimit: I nderuar deputet, tërhiqni mandatin pranë..

29 Prill 2022, 12:59 Nga DOSJA
Kuvendi! MESAZHI i Komisionit të Rithemelimit: I nderuar deputet,

TIRANË-Komisioni i Rithemelimit i ka dërguar mesazh anëtarëve të Partisë Demokratike që të konfirmojnë prezencën e tyre në Kuvendin e 30 Prillit. Në një mesazh, deputetëve u kërkohet që të jenë të pranishëm në Pallatin e Kongreseve në orën 10:00. Po ashtu atyre u kërkohet që të kenë me vete mandatin. 

“I nderuar Deputet i Partisë Demokratike, Nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022 zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PD, ju jeni delegat në Kuvend. Kuvendi hap punimet në orën 10:00. Hyrja tek Pallati Kongreseve nga ana e Hotel Rogner, pjesa anësore. Jeni të lutur të tërhiqni mandatin pranë recepsionit në selinë e Partisë Demokratike. Lutem konfirmimin e prezencës nga ana juaj në nr. 0683273805.Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike komisioni i rithemelimit kuvendi i 30 prillit komisioni i rithemelimit kuvendi i 30 prillit

Sondazh

Poll