Politike

Shërbimet online/ Çuçi: Do ketë vetëm 150 zyra të hapura, dokumentet i siguron administrata

29 Prill 2022, 09:22 Nga DOSJA
Shërbimet online/ Çuçi: Do ketë vetëm 150 zyra

 TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi ditën e sotme se në Shqipëri do të jenë të hapura vetëm 150 zyra për shërbimet që i duhen qytetarëve. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Çuçi tha se ministria e Brendshme do të ofrojë nga 1 Maji 90 shërbime online. Ai shtoi se do të jetë vetë administrata që do të sigurojë dokumentet që i duhen për qytetarët që kërkojnë një shërbim të caktuar. 


‘Sot miratuam në Qeveri reduktimin e zyrave të gjendjes civile, nga 240 do të ketë vetëm 150 zyra të tilla. Kjo si pasojë e shërbimebe publike digjitale. Shërbimet do jenë vetëm online, do të ketë vetëm 150 sportele në të gjithë Shqipërinë, për të marrë shërbime që duhen detyrimisht të merren nga qytetari. Janë 8 shërbime që do të merren online. Do të shkëputet kontakti i qytetarit me shërbimin, por online. Institucionet e administratës do të sigurojnë vetë dokumentet, nëse një qytetar do të marrë një shërbim nga ministria e arsimit, s’do ta sigurojë qytetari po punonjësi i administratës. Vetëm nga Ministria e Brendshme janë 90 shërbime që do jenë online.‘- tha Çuçi.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike bledi çuçi vkm 29 prill 2022 bledi çuçi vkm 29 prill 2022

Sondazh

Poll